Shkup, 26 nëntor – Në hapësirat e KM “Liria” u mbajt edicioni i katërt i turnirit memorial për fëmijë (2008/09) “Mentaz Allajbegu”. Në këtë turnir mjaftë të rëndësishëm morën pjesë mbi 80 mundës nga klubet e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Derisa, mundësi më i mirë i këtij turniri memorial u shpall mundësi i KM “Liria” Besir Alili. Në anën tjetër, Rexhep Pocesta u shpall mundësi më i mirë vendor, ndërsa Egzon Xhoni, mundësi më i mirë i huaj.