Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji ka tashmë skuadrën e tij të re, ku do të vijojë karrierën si futbollist dhe do të kërkojë të rikthehet sërish pjesë e kuqezinjve. Pas një pushimi disa mujor, për shkak të një drame familjare (humbi babanë), futbollisti ka nënshkruar me skuadrën rumune të Dinamos së Bukureshtit. Sot u bë edhe prezantimi zyrtar i tij me skuadrën rumune, ndërsa Aliji do të mbajë numrin 7, të njëjtin që ka mbajtur edhe legjenda e këtij ekipi, Mircea Lucescu.