Naser Aliji pas një periudhe mjaft të vështirë në jetën e tij dhe karrierën futbollistike po shijon një moment të mirë te Dinamo e Bukureshtit. Ai është i vetmi lojtar i ekipit që i ka minutat e plota për vitin 2019. Në një intervistë për “gsp.ro”, ai ka treguar jetesën në Rumani dhe momentin që po kalon me klubin e ri.
“Ndihem çdo ditë e më mirë. Po përshtatem me Dinamon dhe Rumaninë. Dhimbja për humbjen e babait nuk do të kalojë ndonjëherë, por jeta vazhdon. Ai la një gropë të madhe në familjen tonë. Unë jam shqiptar dhe nuk ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri. Kemi të njëjtën kulturë dhe mentalitet. Zvicra për mua është vendi më i mirë për të jetuar”.
Ajeti ka folur dhe në lidhje me fëmijërinë e tij dhe ëndrrën për t’u bërë futbollist. “Kur mësuesi pyeste se çfarë doni të bëheni, shumë fëmijë shpreheshin se duan të bëhen doktorë, policë, bankierë, etj. Unë gjithmonë thoja futbollist. Të jem i sinqertë nuk kam pasur asnjëherë një plan B, kam dhënë gjithçka në futboll.
I pyetur në lidhje me dashurinë dhe rëndësinë e futbollit, ai shprehet: “Futbolli është jetë për mua, por ka ndryshuar kur më vdiq babai. Jeta dhe mendja ime kanë ndryshuar. Mendoja se futbolli ishte e gjithë jeta ime, por jo. Më e rëndësishmja është shëndeti, të tjerat shkojnë e vijnë. Ne duhet të kemi familjen së bashku dhe të shëndetshme”.
Aliji tregon dhe idhullin e tij. “Kam qenë fans i Dani Alvesit, por idhulli im është Nuri, vëllai im. Një model për t’u ndjekur. Ai ka luajtur futboll, por e la pas 5 operimesh. Gjithmonë më ka shtyrë fort, pa limite. Këshilluesi im më i mirë”.
25-vjeçari ka folur dhe në lidhje me fitoren që Shqipëria i mori Rumanisë në ndeshjen ndaj “Euro2016”. “Ishte fantastike. Kur je një fëmijë ëndërron të luash në Europian ose botëror. Ne luajtëm fitoren tonë të parë në një turne si Euro2016 kundër Rumanisë. Ishte çmenduri në vendin tim. Nuk kam luajtur, por të isha atje ishte eksperiencë e paharrueshme. Shpresoj ta arrij sërish këtë ndjesi”, – tha ai ndër të tjera.