“Edhe Qeveria pas bartjes së kompetencave nga Prokuroria Speciale Publike në Prokurorinë Publike, nuk është në ndonjë presion për të arritur kompromis më serioz me qëllim miratimin e ligjit. Dhe, prandaj është ky status kuo i cili po zgjatë me muaj të tërë”, thotë Naser Ziberi
Omer XHAFERI
Shkup, 15 nëntor – Mos përmendja e Ligjit për Prokurorinë Publike, mes presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk është shkas që partitë politike në vend ta zvarrisin më tej miratimin e këtij ligji. Kështu vlerëson avokati Zvonko Davidoviq, i cili për gazetën KOHA, thotë se a flitet për Ligjin për prokurorinë publike apo nuk diskutohet fare për të, është shumë më pak e rëndësishme për shkak se vazhdimisht po flitet për reformat në gjyqësor.
“Pra, ajo çka është Raportin e Pribes, asnjëherë asnjë politikan vendas apo i huaj në deklaratat e tyre nuk ka bërë përjashtim nga kjo, se doemos të bëhen reforma në gjykata dhe prokurori, në përgjithësi në sistemin e drejtësisë, si dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Kjo është plaga kryesore e vendit tonë dhe vërejtjet të cilat i kanë të huajt ndaj neve. Jo vetëm Ligji për prokurorinë publike, por shumë ligje tjera dhe jo vetëm ligje, mirëpo edhe reformat reale në gjyqësor janë kusht. Jo manikyr, jo vetëm miratime të ligjeve. Duhet zgjidhje reale të problemeve të cilët i kemi. Ashtu siç janë gjyqësori jo i reformuar, pa llogaridhënie, mungesa e njohurive për punën e gjykatësve, se politika është jashtë gjykatës. Mekanizma që të jetë e paanshme dhe e pavarur. Jemi të vetëdijshëm se politika edhe tash është e përzier politika. Ndikimi dhe roli i Këshilli Gjyqësor si garanci për gjyqësor të pavarur”, thotë avokati Davidoviq.
Prolongimi i vazhdueshëm i mos miratimit të Ligjit për prokurorinë publike, nuk i shkon në favor askujt. Njohësi i zhvillimeve në gjyqësor, Davidoviq, thotë se vendin ynë nuk i ka të rregulluara çështjet e brendshme, siç është sundimi i ligjit në nivel shtetëror, që ligjet të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe mos të ketë drejtësi selektive.
“Mos miratimi i Ligjit për prokurorinë publike nuk është mirë as për të huajt. Evidente është se përpjekjet tyre, bisedimet dhe tentimit për ta rregulluar punën te ne, nuk japin rezultate”, thekson Davidoviq. Në takimin e fundit, presidenti Makron homologut të tij – Pendarovski, i kishte thënë se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet, gjegjësisht mos miratimi i Ligjit për prokurorinë publike fare nuk ishte përmendur në këtë takim (të cilin ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, e përmendi si ndër kushtet kryesore për hapjen e negociatave).
“Nga pozita më e lartë politike e këtij vendi, nga presidenti Makron mu tha se ju i keni plotësuar të gjitha, kuptohet nëse brenda kohe ka kthesë nga ajo të cilën e kemi bërë dhe nëse jeni shtet anëtar do të merrni raport negativ. Mirëpo, nuk mu përmend aspak ligji”, deklaroi Pendarovski, ditë më parë. Eksperti juridik, Naser Ziberi, duke i komentuar zhvillimet e deritanishme të partive politike në vend rreth miratimit të Ligjit për prokurorinë publike dhe takimin e fundit mes Makronit dhe Pendarovskit, thotë se kjo do ta vështirësoj edhe më tutje harmonizimin e qëndrimit për ligjin në fjalë.
“Është e qartë se Marrëveshja për votimin e Ligjit për prokurorinë nuk është arritur. VMRO-DPMNE mbeti në qëndrimin e vet që të gjejë hapësirë, me të cilën në një farë mënyrë do të vendosen jashtë ligjit të gjitha përgjimet dhe indikacionet për kryerjen e veprave penale që burojnë nga përgjimet. Nga ana tjetër, edhe Qeveria pas bartjes së kompetencave nga Prokuroria Speciale Publike në Prokurorinë Publike, nuk është në ndonjë presion për të arritur kompromis më serioz me qëllim miratimin e ligjit. Dhe, prandaj është ky status kuo i cili po zgjatë me muaj të tërë”, thotë Ziberi.
Ai, po ashtu shton se deklarata e ambasadorit të Francës në Maqedoninë e Veriut, se pa Ligjin për prokurorinë publike, nuk mund të bëhen hapa shtesë – është vetëm në funksionit të arsyetimit të vetos që Makroni e vuri në Samitin e tetorit. Ndryshe, analisti Zyberi thekson se mos miratimi Ligjit për prokurorinë publike, më tepër iu konvenon atyre që i tangon, pra subjekteve që janë të prekur nga zhvillimi procedurave penale, e të cilët kryesisht janë persona nga ish-udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së. Si shembull, ai e mori edhe rastin e fundit ne Gjykatën Penale të Shkupit, e cila solli vendim se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për shkak të vjetrimit të veprës penale në rastin “Trajektorja”, nuk mund të përndiqet më tej penalisht. (koha.mk)