Shkup, 2 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka uruar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për fillmvitin shkollor.
“Të nderuar mësimdhënës, të çmuar prindër dhe shumë të dashur nxënës. Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj fillimin e vitit shkollor me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për një vit të mbarë përplot me suksese dhe të përcjella me shëndet. Investimi në kushte më të mira në çerdhe, shkollat fillore, të mesme, universitetet si dhe në rritjen e standardit dhe përkujdesjes për mësimdhënësit vijon të jetë përpjekje e jona e vazhdueshme dhe e pandalshme për arsye se arsimi, brezat e rinj dhe ardhmëria e tyre, janë prioriteti ynë absolut dhe i pakompromistë. Paçi vit të jashtëzakontë dhe të na bëni krenar për sukseset e juaja”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. (koha.mk)