Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar kandidatin e pavarur të Skenderajit, Bekim Jasharin për fitoren që ka arritur në këtë komunë në zgjedhjet lokale. Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Jasharit i dëshiron shëndet, pastaj edhe shumë sukses në kryerjen e punëve me përgjegjësi.
Postimi i plotë i Ahmetit:
I dashur Bekim,
Fitorja yte e djeshme për të parin e Skenderajt më gëzoi shumë dhe desha të të uroj sëpari shumë shëndet, e më pas edhe suksese në kryerjen e punës me përgjegjësi. Jam plotësisht i bindur në përkushtimin tënd të plotë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Skenderajt, por edhe gjithë Kosovës.