Shkup, 28 qershor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nё selinё partisë priti delegacionin e institutit tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs NDI, tё kryesuar nga drejtori i saj pёr Europё Robert Benxhamin, si dhe drejtorin e NDI pёr Maqedoni Kris Henshou.
Nё takim u bisedua pёr bashkёpunimin e deritanishёm dhe tё ardhshёm tё BDI-sё dhe institutit amerikan, sidomos pёr mundёsitё e bashkёpunimit me qendrёn analitike “Abdilaqim Ademi“, nё drejtim tё demokratizimit tё mёtutjeshёm dhe ngritjes sё kapaciteteve tё reja kadrovike.
Ahmeti e vlerёsoi lartё bashkёpunimin e deritanishёm me kёtё institut me renome ndёrkombёtare duke ritheksuar nevojёn e bashkёpunimit tё vazdueshёm nё drejtim tё prespektivave tё reja dhe BDI-nё e sё ardhmes duke pasur parasysh se NDI mbёshtet fuqishёm politikat e Bashkimit Demokratik pёr Integrim.
Bashkёbiseduesit poashtu diskutuan lidhur me situatёn politike ne vend dhe
perspektivat veriatlantike tё vendit, sidomos pas arritjes sё marrёveshjes mё Republikёn e Greqisё lidhur me çeshtjen e emrit dhe pregresin e ri pёr vendin tonё.
Nё takim morёn pjesё nёnkryetarёt e partisё, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti.