Shkup, 23 tetor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot vijon me vizitat në teren në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhor në të gjitha komunat ku BDI garon në balotazh për t’ju dhënë përkrahje parezervë kryetarëve të ardhshëm të komunave nga radhët e BDI. Sot, Ahmeti do të qëndroj në Zhelinë, Vrapçishtë dhe Çegran për të takuar strukturat partiake dhe qytetarët e këtyre anëve për t’i siguruar ata që BDI me të gjitha kapacitetet qëndron prapa Fatmir Izairit në Zhelinë, Gajur Rushitit në Vrapçishtë dhe Nevzat Bejtës në Gostivar. Bashkëpunimi me pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ janë garancia më e mirë për zbatim të programit të kandidatëve për kryetar komunash dhe Ahmeti do ti siguroj qytetarët që do të qëndron pas realizimit të zotimeve programore të BDI në çdo komunë. Gjatë gjithë javës, Ahmeti dhe ekipe të funksionarëve të BDI do të vijojnë me vizita në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve lokale për të shpreh përkrahjen e plotë për kandidatët e BDI në mënyrë që të rikonfirmohet fitorja e madhe e rrethit të parë zgjedhor më 15 tetor.