Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

32

Shkup, 26 Korrik – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar kampionet e xhudos në Lojërat olimpike botërore, duke thënë se do mbeten inspirim dhe simbol për gjeneratat e ardhshme.

Postimi i Ahmetit:

Nora e Artë madhështoi në Lojërat Olimpike jo vetëm Kosovën, por të gjithë shqiptarët.

A ka krenari më të madhe se sa të rishkruhet historia me shkronja të arta siç e bën Nora dhe Distria, por edhe Majlinda më herët.

Mbretëreshat e xhudos do të mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm!