Ali Ahmeti: I dashur Albin, urime postin e kryeministrit

60

Shkup, 3 shkurt – Edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar zgjedhjen e re të Qeverisë së Kosovës.

Ja statusi i plotë i tij:

I dashur Albin,

Nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë.  Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.(koha.mk)

I dashur Albin, nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë…

Publiée par Ali Ahmeti sur Lundi 3 février 2020