Pjesëtarët e Njësisë policore për intervenim të shpejtë “Alfa”, gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta në Shkup, në bazë të dispozitave të ndryshme ligjore i kanë arrestuar 2443 persona, shkruan gazeta KOHA. Zbatimin e normave ligjore, ky njësit policor i ka realizuar në bazë të telegrameve, urdhër arresteve, urdhëresave gjyqësore dhe denoncimeve. Raporti më i ri i Byrosë për Siguri Publike tregon se në mesin e shumë personave që “Alfat” i kanë arrestuar gjatë vitit të kaluar, rreth 454 kanë pasur lidhje me lëndë narkotike. Nga ana tjetër, duke intervenuar për rruajtje të rendit dhe qetësisë publike, ky sektor i policisë ka asistuar në 290 raste, respektivisht asistimin pjesëtarët e kësaj njësie e kanë dhënë edhe dy mijë raste tjera, ku janë bastisur shtëpi dhe objekte tjera nën dyshimin e kryerjes së kundërvajtjeve doganore dhe veprave tjera penale për falsifikim të dokumentacionit. Ndryshe, gjatë vitit që lamë pas në aksionet e realizuar nga këta policë janë konfiskuar 12 automjete udhëtimi. (koha.mk)