Trent Alexander-Arnold është bërë mbrojtësi i parë që ka regjistruar 10 ose më shumë asistime në sezone të ndryshme në Ligën Premier. Anglezi po vazhdon të shkëlqej dhe të bëjë histori me fanellën e klubit nga Anfield.
21-vjeçari krijoi shkëlqyeshëm golin e Liverpoolit kundër Wolves teksa dhuroi një asistim perfekt për Jordan Henderson që shënoi për 1-0 në minutën e tetë.
Mbrojtësi i djathtë dhuroi asistimin e tij të 10-të të sezonit dhe kështu, u bë mbrojtësi i parë që regjistroi 10 ose më shumë asistime në disa sezone të ligë.
Tani, Alexander-Arnold ka arritur në shifrën e 22 asistimeve që nga fillimi i sezonit të kaluar, që është një më shumë se Lionel Messi.