Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit i ka mahnitur të gjithë këtë sezon duke i dhuruar 12 asistime në 25 ndeshje. Trent Alexander-Arnold i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, krahas sigurisë që po e shfaq në mbrojtje, po kontribuon edhe në repartin ofanziv. Në fakt, mbrojtësi i djathtë ishte protagonist edhe mbrëmë, në fitoren 3:2 ndaj West Ham Unitedit.
21 vjeçari i dhuroi dy asistime, për golin e avantazhit të Wijnaldumit dhe për golin e fitores së Mane. Në përgjithësi, Alexander-Arnold i ka dhuruar 12 asistime në 25 ndeshje në Premierligë këtë edicion.
Këto i ka arritur në moshën 21 vjeçare e 63 ditë. Vetëm Cesc Fabregas e Wayne Rooney e kishin arritur këtë në moshë më të re. Por, sa i përket repartit të tij, Alexander-Arnold është tashmë asistuesi më i mirë mbrojtës në histori.