Alex Sandro pritet të qëndrojë te Juventusi. Pavarësisht interesimit të shumë klubeve për mbrojtësin brazilian, duket se ai tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, 27-vjeçari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te kampionët e Italisë. Për mbrojtësin e krahut të majtë kanë insistuar Chelsea dhe Manchester United, por ofertat e klubeve angleze janë refuzuar nga Juventusi. Alex Sandro u transferua te Juventus në verën e vitit 2018 nga Porto për 26 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij aktuale skadon më qershor të vitit 2020.