Alex infektohet me COVID-19

11

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Alex Telles ka rezultuar pozitiv me koronavirusit e njohur si COVID-19.  Manchester Unitedi mposhti RB Leipzigun me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke betonuar pozitën e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para. Në këtë ndeshje, Unitedi pati disa mungesa, ku njëra nga to ishte e mbrojtësit të krahut të majtë, Telles, i cili së fundmi ka filluar ta fitojë vendin e titullarit.

Megjithatë, mungesa e tij ishte e arsyeshme pasi braziliani tashmë është i infektuar me COVID-19. Është trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskajer, i cili ka konfirmuar infektimin e lojtarit, pas ndeshjes me RB Leipzigun. Njoftimi ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e “Djajve të Kuq”.