Dashuria ndërmjet Bernardo Silvës dhe Alisia Verrandos lindi në Monako, kur futbollisti i Mançester Sitit luante në radhët e klubit monegask, ndërkohë që bukuroshja ishte funksionare marketingu në të njëjtën skuadër. Por tashmë rrugët janë ndarë dhe çifti nuk është më bashkë. Shkak për këtë ndarje thuhet të jenë distanca dhe impenjimet e shumta profesionale të futbollistit dhe modeles bukuroshe. Ai që ka vendosur ta ndërpresë këtë marrëdhënie ka qenë pikërisht mesfushori portugez, Bernardo Silva.