Një grua pësoi djegie të shkallës së dytë në 90 për qind të trupit të saj dhe kaloi disa javë në spital pasi kishte vuajtur nga një reaksion kërcënues për jetën ndaj penicilinës. Camille Lagier u mbulua nga koka tek këmbët me fashat pasi zbuloi se ishte alergjike ndaj antibiotikut të zakonshëm.
Ajo thuhet se i është dhënë ilaçi për të trajtuar bajamet, por djegiet serioze u rritën në lëkurë në të gjithë trupin e saj. 20-vjeçarja qëndroi tre javë bë spital për të kuruar gojën, gjuhën, organet gjenitale të cilat ishin të dëmtuara dhe tashmë është e mbuluar me plagë.
Gjendja e saj, necrolysis epidermike toksike, mendohet se prek vetëm një ose dy njerëz në 1 milion. Miss Lagier ka pranuar se lëkura e saj nuk kthehet në gjendjen e mëparshme, por ajo thotë ‘shenjat më kujtojnë çdo ditë që kam përjetuar’.