Operacioni për evakuimin e civilëve të bllokuar në Aleppo-n lindore po vijon. Mësohet se deri më tani janë evakuuar rreth 12.000 civilë pa qasje në ushqim dhe strehim. Sipas një njoftimi zyrtar të Observatorit sirian për Të Drejtat e Njeriut, mësohet se kolonat e autobusëve me të mbijetuarit e sulmeve vijojnë të lënë Aleppo-n. Ndër 12.000 personat që kanë arritur të largohen, 4500 janë larguar vetëm brenda mesnatës të së hënës. Mes të evakuuarve përfshihen edhe dhjetëra fëmijë jetimë. Në një deklaratë të sajën, UNICEF deklaroi se 87 fëmijë të bllokuar në një jetimore janë larguar mëngjesin e së hënës.