Shkup, 22 shkurt – Alean Le Roa, ambasador i Francës dhe mik i Maqedonisë, i cili e prezantoi Bashkimin Evropian gjatë një periudhe kritike për vendin tonë, duke ardhur në vendin e Fransoa Leotar në tetor të vitit 2001, më 25 dhe 26 shkurt do ta vizitojë Shkupin në ftesë të Fondacionit “Boris Trajkovski”, i cili këtë vit do ta shënojë 15 vjetorin nga vdekja tragjike e ish-presidentit, Boris Trajkovski.
Siç kumtuan nga Ambasada franceze në Shkup, Le Roa në ngjarjet të organizuara për këtë rast, do ta prezantojë kryeministrin francez Eduar Filip, i cili ka dërguar letër personale deri tek kryeministri Zoran Zaev për ta shprehur respektin e tij ndaj kujtimeve të presidentit të ndjerë, njeri me guxim dhe vizion.
Kryeministri francez, gjithashtu, theksohet, e ka përshëndetur rolin vendimtar që e ka pasur kryeministri Zoran Zaev gjatë ngjarjeve të fundit të cilat mundësuan të aktualizohet pranimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe të përforcohet siguria e saj. (koha.mk)