Shkup, 19 shkurt – Sinisha Aleksovski, dikur këshilltar për siguri i ish-presidentit Gjorgje Ivanov, është suspenduar më 2 janar të këtij viti, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga Komisioni i shkallës së dytë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Vendimin për suspendimin e Aleksovskit nga puna në AZ, e ka firmosur drejtori Erdoll Musliu, ndërsa dita e hënë ose më së voni të martën, Aleksovski do të shkarkohet plotësisht.
Musliu gjithashtu nuk i ka pranuar ministrit teknik të Policisë, Naqe Çulev, kërkesën për transferim të Aleksovskit në MPB.
“Kërkesa për transferim ka ardhur në fillim të shkurtit nga ministri i ri teknik i Policisë, Naqe Çulev. Megjithatë, kërkesa ka qenë për ‘transferim normal’ dhe jo sipas Ligjit të Qeverisë së Përzhinls. Madje, një i suspenduar nuk mund të transferohet në institucion tjetër pasi kjo është në kundërshtim me Ligjin”, thonë në AZ.
Në ndërkohë, për mediat, vet Aleksovski është shprehur se deri tani, ai nuk ka pranuar asnjë vendim për shkarkim apo masë tjetër disiplinore. (koha.mk)