Aleksov: Qytetarët të informohen dhe të votojnë në referendum

16

Shkup, 2 shtator – Është me rëndësi që qytetarët të informohen mirë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre për votë në referendum, porositi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar “Most”, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, transmeton Koha.

“Ajo që mund të themi është se misioni ynë në këtë shoqëri është të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të komunikojmë me të gjitha grupet kur janë zgjedhjet ose çfarëdo lloj tjetër i votimit. Ajo që mund ta them është se në këtë moment nuk ka kurrfarë presionesh as ndaj personave që realizojnë procesin në zyrën qendrore të MOST-it, e as ndaj atyre që janë në terren. Në këto momente gjithçka është nën kontrolle dhe siç duhet”, ka thënë Aleksov për REL.

 

 

Comments are closed.