Moskë, 13 janar – Disidenti më i famshëm rus Aleksej Navalni, i cili e akuzoi Kremlinin për helmimin e tij në gusht të vitit të kaluar, planifikon të kthehet në Moskë të dielën, më 17 janar, njoftoi DPA.
Pas tentimit për vrasje me agjensin nervor “Noviçok”, për disa muaj që nga muaji gusht, Navalni është shëruar në Gjermani.
“Të dielën, duhet të fluturoj për në Rusi me aeroplanin rus ‘Pobeda’”, shkroi sot Navalni në Tuiter.
Në Instagram ai shktroi se beson se është shëruar plotësisht dhe se është koha të kthehet në Rusi, pavarësisht procedurave të shumta ligjore kundër tij.
Laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me agjensin nervor Noviçok. Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të helmimit, njofton agjencia gjermane.
Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar të gjitha akuzat, shton DPA.