Aleksandar Vuçiq zyrtarisht mori detyrën president i Serbisë. Në ceremoninë në pallatin “Serbia” në kryeqytetin Beograd, morën pjesë rreth 5.000 mysafirë, përfshirë përfaqësues të mbi 60 delegacioneve të huaja, transmetoi TASS. Vuçiq, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë më 2 prill, tashmë dha betimin si shef i shtetit më 31 maj. Në ceremoni ishin të ftuar mysafirë si nga Serbia, ashtu edhe nga vendet fqinje, SHBA-ja, Rusia, BE-ja, NATO-ja dhe Kina. Sipas të dhënave zyrtare, Serbia nuk ka pritur aq shumë mysafirë të huaj që nga varrimi i Titos në vitin 1980.