Shkup, 11 qershor – Gjykata Penale sot konfirmoi se Aleskandar Vasilevski – Ninxha, një nga të dyshuarit për dhunën në Kuvend më 17 prill të vitit 2017, vetë u paraqit në gjykatë dhe pasi e mori vendimin për arrest u dërgua në burgun hetimor.
“Ai vetë u paraqit në gjykatë, tek gjykatësi i procedurës paraprake. E ka marrë vendimin për arrest të caktuar në mungesë të tij dhe në pajtim me vendimin është dërguar në burgun hetimor “Shkup”, informojnë për MIA-n nga Gjykata Penale.
Aleksandar Vasilevski – Ninxha më shumë se pesë muaj ishte në arrati, ndërsa kërkohej nga policia.