Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të larë të Komisionit Evropian, Partisë Popullore Evropiane, Internacionales Demokratike Qendrore, Parlamentin Evropian etj.
Siç citojnë nga partia, pritet që në takime të bisedohet për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në rajon, për realizimin e reformave, presionet politike dhe keqpërdorimin e sistemit gjyqësor me qëllim të përndjekjes politike, partizimin e administratës publike, moszhvillimin ekonomik dhe tema të tjera.
Nikollovski do të bisedojë me partnerët nga Brukseli edhe për aktivitetet e VMRO-DPMNE-së si dhe me presionet politike dhe përndjekjet nën të cilat janë një numër i madh i anëtarëve të opozitës dhe tentativës për shtypjen e lirisë së të shprehurit dhe kritika drejt qeverisë së LSDM-së.