Massimiliano Alegri të hënën ka “zhbllokuar” të ardhmen e tij, duke folur në këto kushte. “Në Itali, unë nuk shoh destinacione të tjera. Pas Juventusit, mendoj se do të shkoj jashtë vendit, ku do të trajnoj edhe 5-6 vite në rang klubi, përpara se të marr përsipër një ekip kombëtar”, u shpreh Alegri. Natyrisht, gjuetia për Alegrin ka filluar. Sipas raportit të “The Sun”, destinacioni i ardhshëm i trajnerit nga Livorno është zgjedhur dhe lidhet me emrin e Çellsit. Nuk është një mister se Alegri dëshiron të ketë një përvojë në Premier Ligë dhe stoli i “Blues” mund të jetë mundësia më e mirë. Gjithashtu, për shkak se, pas një viti të parë të madh, Antonio Konte nuk e ka ruajtur ritmin me Çellsin, italiani do të largohet në fund të sezonit. Disa ekipe janë në radhë, të gatshëm për ta mirëpritur atë si trajner (përfshirë ekipin kombëtar italian). Alegri në Angli është, gjithashtu, i lidhur me Arsenalin, i cili mund të ndahet nga Arsen Venger. Destinacionet e tjera në Premier Ligë duken të pamundura, me stendat e dy klubet e Mançesterit dhe Liverpulit të kënaqur me Murinjon, Guardiolan dhe Klopp, respektivisht.