Aleati i shijshëm në luftën kundër anemisë

35

Fëstëkët përveç se një ushqim i humorit të mirë dhe në gjendje të largojnë stresin, kanë edhe veti të tjera të shkëlqyera. Fëstëkët janë të mrekullueshëm nëse hahen ashtu siç janë apo përdoren në receta të ndryshme, si të ëmbla ashtu edhe të kripura.  Të hash fëstëkë do të thotë t’i ofrosh përfitime pafund organizmit sepse të tilla janë këto fryte. Le të shohim së bashku cilat janë përfitimet shëndetësore të tyre:

  1. Nëse përdoren gjatë një diete të ekuilibruar me pak aktivitet fizik, fëstëkët ndihmojnë për të pasur një peshë të duhur sepse të japin ndjesinë e ngopjes. Për shkak se janë të pasur me fibra, luftojnë edhe kapsllëkun.
  2. Duke qenë se janë të pasur me kalium, fëstëkët ndihmojnë të mbahet nën kontroll presioni i lartë i gjakut duke mbajtur nën kontroll zgjerimin e enëve të gjakut.
  3. Fëstëkët ulin nivelet e kolesterolit të keq në gjak falë prezencës së yndyrave mono të pangopura tek to. Gjithashtu, prezenca e vitaminës B6 stimulon prodhimin e hemoglobinës që oksigjenon gjakun. Mjafton të konsumoni 29 fëstëkë në ditë për të përfituar nga këto veti.
  4. Fëstëkët parandalojnë diabetin e tipit dy, sepse janë të pasur me kripëra minerale. Gjithashtu, fosfori i gjendur tek to mban nën kontroll glukozën dhe shpërbën aminoacidet.
  5. Fëstëkët përmbajnë bakër i cili favorizon përthithjen e hekurit dhe janë të shkëlqyer për të luftuar aneminë.
  6. Vitamina B6 për të cilën folëm më sipër stimulon edhe prodhimin e mielinës, substancë që kryeson shkëmbimin e informacionit midis fibrave nervore të trurit. Fëstëkët reduktojnë stresin dhe favorizojnë gjendjen e mirë të humorit.
  7. Falë përmbajtjes së Omega 3, Omega 6 dhe acidit folik, fëstëkët janë të shkëlqyeshëm në shtatzëni sepse ndihmojnë zhvillimin e saktë të fetusit.
  8. Fëstëkët konsiderohen një antikancerogjen i fuqishëm sidomos në rastin e kancerit të mushkërive, gjirit dhe pankreasit, pasi janë të pasur me betakaroten.
  9. Fëstëkët, të pasur me selen, zink, luteinë dhe vitaminë H, kujdesen për flokët dhe lëkurën. Vaji i tyre lufton thatësinë e lëkurës.

Mund t’i konsumoni edhe në djathra, sallamra, për t’u dhënë atyre shije, ose t’i hani siç janë. 100 gram fëstëkë përmbajnë 570 Kcal. Rekomandohet të hani jo më shumë se 30 gr në ditë (që do të thotë 49 fëstëkë). Kujdes! Nëse jeni alergjikë ndaj kikirikëve, duhet t’i shmangni ato.

Comments are closed.