Në mbledhjen e mbrëmshme të Aleancës për Shqiptarët, dega Çair, njëzëri u votua dhe zyrtarizua kandidatura e Faruk Avdiut për Komunën e Çairit, raporton “Tetova Sot”. Faruk Avdiu, njëherësh dhe kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, me profesion është profesor në shkollën e mesme ‘Arseni Jovkov’ në Shkup.