Para anëtarësisë së sajë në fshatin Sellcë organizojë takim pune duke bërë zgjedhjen e kryetarit të nëndegës Sellcë Mujadin Bislimi, në këtë takim ishin prezent kryetari i degës Altrim Mamuti me antarët e kryesisë degës dhe Antari I kryesisë qëndrore Ruzhdi Matoshi.
Kryetari degës Tetovë elaboroj para antarëve se organizimi degës Tetovë është duke ecur mire dhe me rritme masovizuese, jemi në kontakte të përditshme me nëndegët dhe antarasimet e rreja dhe interesimi popullates është shumë I madhë, Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Ziadin Sela janë shpresa e vetme për kthesën politike që pritet të ndodhë prandaj përgjegjësia jonë është e madhe si degë ti kontaktojmë dhe ti antarsojmë me të vetmin qellim që edhe për shqiptarët të kthehet optimizmi dhe të vine ditë më të mira.
Antari I kryesisë qëndrore I Aleancës për Shqiptarët z. Ruzhdi Matoshi elaboroj situatën momentale politike duke folur për gjendjen ku jemi dhe arsyshmërin politike të Alenacës për Shqiptarët. Ai vazhdoi duke qartësuar se kush na përfaqëson ne në politikë ne sot përfaqësohemi nga grupe interesi dhe krimi e jo nga subjekt politik I qartë. Keni dëgjur se si është e fragmentalizuar BDI në grupe pra kemi grupin e Shkupit të Sarait e të Musës e Gostivarit e vazhdojmë te grupi Tetovës dhe mbarojmë në Likovë, pra Bdi është e ndarë në grupe të cilët nuk kanë guximin të organizojnë Kongres partik arsyeja është se po ka zgjedhje demokratikee intrapartiake keta mund të bëhen copa , nuk di ky subjekt nëse kan fytyrë të dalin para shqiptarëve të kërkojnë vota kurë nuk realizuan shkollën në Reçicë të vogël, rrugën Shkup-Kosovë, si me Gruevskin po ashtu edhe me Zaevin nuk realizuan asnjë premtim sa her e premtuan dhe ju gënjyen juve për shkollën në Sellcë besoni prapë do të ju gënjejnë.
Aleanca për Shqiptarët është model për qeverisje sot ne kemi tre komuna të cilat janë shembull se si udhëhiqen pa korupcion, nepotizëm dhe punsime partiake ASH ka program të qartë që ngërthen shumë projekte të cilat do të jenë bazë e zhvillimit ekonomik dhe social i Shqiptarëve të cilët janë të lënë pas dore nga shteti ne nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë nëse projektet tona nuk marin rrugë për realizimin e tyre.