Sapo ka përfunduar konkursi i 11-të me radhë “Pianisti i ri” që u mbajt në Prishtinë. Konkurrentët nga shkollat shtetërore të Maqedonisë munguan dhe i vetmi pjesëmarrës ishte nga qyteti i Kërçovës dhe shkolla private e muzikës udhëhequr nga Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi.
Kandidati Aldrin Dehari u vlerësua nga juria profesionale në përbërje: Vasko Dantas nga Portugalia, Misha Dacic nga Serbia dhe Shkelzen Baftiari nga Maqedonia për performancën dhe programin e përgatitur që ishte me kërkesa teknike e interpretative; Etyde nga Heller,Sonatine me te gjitha kohet op 20 nr 1 nga Dysek dhe Preludium nga J.S Bach.
Aldrin Dehari ka nisur rrugëtimin muzikor në vitin 2015 duke u bërë pjesë e pandashme e konkurseve në piano si në Shqipëri ashtu dhe Kosovë. Aktualisht është 12 vjeçar dhe gjatë këtij viti ka marrë çmime dhe në garat”Ars Kosova” dhe “Gjevgjelia”.Në konkursin me kritere profesionale shumë të larta”Pianisti i Ri” 2018 si i vetmi garues nga Maqedonia ia doli që dinjitetshëm të prezantohet në këtë kompeticion dhe unanimisht të vlerësohet nga juria u vlerësua me çmim të tretë.