Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, u bashkua me Liverpoolin pas gjashtë sezonesh të kaluara me bavarezet. Alcantara bëri debutimin e tij të parë në Anfield në ndeshjen e fundjavës së kaluar që Liverpool zhvilloj kundër Chelseat në kuadër të xhiros së dytë të Premier Ligës.
Mesfushori u inkuadrua në pjesën e dytë dhe bëri përformancë të jashtëzakonshme, duke fituar zemrat e tifozëve qysh në inkuadrimin e tij të parë. Ai arriti të bënte 75 pasime të sakta, më shumë se çdo lojtar kundërshtar. Thiago ka treguar që para se të transferohej në Liverpool kishte biseduar më ish sulmuesin, Fernando Torres, madje ai ia kishte dhënë një këshillë.
Aww Thiago talking to Torres about the anfield sign love that 🥺❤️ pic.twitter.com/WcJk0sFB9j
— Maya (@Mxyaaa1_) September 22, 2020
“Fernando Torres më tha të mos e prekja shenjën “Ky është Anfieldi” derisa të fitojë disa trofe në klub, kështu që unë do ta respektoj atë“, tha Thiago. 29 vjeçari po ashtu kishte thënë: “ta prekur atë shenjë duhet ta meritoni”, duke treguar respektin e tij për klubin e ri.
You've asked, constantly. We've delivered, finally.
We've got 2️⃣ behind-the-scenes videos for you all to enjoy from #ThiagoFriday…
First up, a look at @Thiago6's signing day duties at Anfield 📸😂✍️ pic.twitter.com/BEpE8E95ox
— Liverpool FC (@LFC) September 22, 2020