Thiago Alcantara mund të mbyllë aventurën te Bayern Munich, verën e ardhshme. Fantazisti spanjoll pritet të bëjë të njëjtën lëvizje siç bëri kur ishte te Barcelona për t’u bashkuar me Guardiolën në Gjermani ndërsa tani destinacioni do të jetë Manchester City. Klubi anglez ka caktuar një buxhet të rëndësishëm për merkaton e verës dhe Guardiola do të kërkojë menjëherë afrimin e fantazistit spanjoll i cili do të kompensonte mungesën e madhe që ka ky repart. Vlera e operacionit do të shkonte në afro 60 milionë euro, shumë e cila nuk do të ishte problem për arkën e Manchester City.