Ëndrra më e madhe e saj ishte gjithmonë të kapte majat e top-listave dhe këtë e arriti me shumë punë dhe sakrificë. Disa nga këngët e saj janë bërë hite dhe dëgjohen kudo, e kjo falë punës dhe angazhimit të këngëtares. Albulena përveç këngëve solo ka dhe disa bashkpunime të suksesshme si me: Meti Malokun, Gasson, Bleron, Majestyn, Vani Ukajn, etj, këngë këto që i sollën më shumë sukses në karrierën e këngëtares. Tani që është e dashur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar, Albulena patjetër që ka menduar për projekte më të suksesshme se që i ka pasur, e këto i tregon edhe në intervistën për gazetën KOHA.
Bisedoi Blerand REXHEPI
KOHA: Si është një ditë e zakonshme për ju?
Ukaj: Një ditë e zakonshme për mua është kur luaj me nipat e mi edhe ata ditën ma bëjnë 1 orë por gjithashtu dal takohem me miqtë e mi për kafe.
KOHA: Pushime verore apo dimërore, det apo mal?
Ukaj: Pushimet verore më joshin më shumë kur frekuentoj plazhet shqiptare.
KOHA: Kush është për ty gëzimi më i madh?
Ukaj: Gëzimi më i madh është shëndeti i mirë.
KOHA: Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
Ukaj: Vazhdo këndo se je fantastike.
KOHA: Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm?
Ukaj: Styling i mirë, talenti në kendim duhet kompletohen të gjitha këto për të pas një sukses të mirë.
KOHA: Rryma muzikore e preferuar?
Ukaj: Pop folk.
KOHA: Kënga më e dashur e repertorit tuaj?
Ukaj: Nuk jam ajo.
KOHA: Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?
Ukaj: Një tekst një demo e mirë, hair make up gjithçka më pëlqen tek puna ime pasiqë punoj me profesionalizëm, diçka që nuk më pëlqen nuk ka.
KOHA: Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë karierës?
Ukaj: Kur një këngëtare bullgare e ka huazuar këngën time “Nuk jam ajo”, kur unë isha në fillimet e muzikës.
KOHA: Sporti i preferuar?
Ukaj: Nuk jam fanse e madhe e sportit por më pëlqen noti.
KOHA: Motoja e jetës?
Ukaj: Ëndërrat që i ke mos i ndal pasiqë me vetëbesim i arrinë të gjitha.
KOHA: Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?
Ukaj: Nuk kam pas inspim askund gjithmonë kam krijuar stilin tim edhe këtu ka qenë ajo kur kam pas influencë të madhe.
KOHA: Gënjeshtra e fundit që keni thënë?
Ukaj: Jam e bukur vetem me make up…
KOHA: Dobësia dhe pika e fortë?
Ukaj: Dobësitë nuk tregohen, pika më e fortë e imja vullneti im për mos tu ndalur.
KOHA: Plani më i afërt në karierë?
Ukaj: Për momentin nuk kam ndonjë plan jam duke u marrë me dasma, diku në sezonën e dimrit do të sjellë disa këngë të reja.