Fondacioni ALBIZ ka shpallur konkurs për programin “Bursa për nxënës dhe studentë për vitin shkollor dhe akademik 2017/18”, njofton Koha.mk. Do të ndahen gjithsej 200 bursa, respektivisht 40 për nxënës të shkollave të mesme dhe 160 për studentë.
Aplikimet bëhen në afatin vijues:
Bursa për nxënës të shkollave të mesme prej 16.10.2017 (e hënë) deri më 31.10.2017 (e martë) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 12:30).
Bursa për studentë prej 01.11.2017 (e mërkurë) deri më 25.11.2017 (e premte) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 12:30).