Raul Albiol beson se Juventusi ‘do të vuajë’ të mërkurën në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndaj ekipit spanjoll, Valencia. Mbrojtësi qendror i Napolit, një ish-yll i Los Che, vlerësoi standardin e të dy skuadrave, por beson se Mestalla mund t’i japë mundësi të madhe ekipit spanjoll, shkruan GazetaBlic. “Në Mestalla, Juventusi do të vuajë me siguri dhe mendoj se në shtëpi Valencia gjithmonë ka shumë shanse për të fituar,” tha Albiol për Marca.
“Juventusi është një kundërshtar i vështirë, i cili këtë vit ka nënshkruar me lojtarë të mirë dhe ka përforcuar ekipin – ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, por në Mestalla, Valencia mund të krijojë probleme për ta. Juve ka një mbrojtje të fortë dhe me transferin e Cristiano Ronaldos, janë të rrezikshëm në kundërsulm”, përfundoi ai.