Ish-kryeministri i Kosovës këto deklarime i bëri në mbledhjen e 40-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.
“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na donë populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, potencoi Kurti.
Ai në fillim të fjalimit të tij ka folur për pandeminë dhe ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat mbrojtëse për të shpëtuar jetën e tyre dhe të dashurve të tyre.