Albin Kurti është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”. Dyzetë e dy vjeçari Kurti, i cili ishte kandidat i vetëm, mori përkrahje maksimale në zgjedhjet e djeshme partiake duke fituar kështu më shumë se 98 për qind të votave. Sipas rezultateve paraprake të Lëvizja Vetëvendosje pro Kurtit kryetar kanë votuar 98.82 për qind, kundër 0.61 për qind, derisa kanë abstenuar 0.57 për qind. Vota të pavlefshme ishin 0.26%
Në votimin e djeshëm nuk kanë marrë pjesë të dorëhequrit e partisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Vetëvendosje ka treguar se kush ishin zyrtarët e lartë që dolën për ta votuar Kurtin. Aty shihen duke votuar edhe Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, dhe Rexhep Selimi. Ish-nënkryetari Visar Ymeri, sipas të cilit përçarjen në këtë parti e nisi dhe e nxiti Kurti, raportohet se po mendon krijimin e një partie të re. “Vetëvendosja” në Parlamenti e Kosovës ka 31 deputetë, por nëse me të vërtetë formohet parti e re drejt saj do të bashkangjiten të paktën dhjetë prej tyre.