Albin Kurti niset për në Turqi, do të takohet me Erdoganin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.”, thuhet në njoftim, por që nuk bëhet e ditur ora e takimit dhe konferencës.

Advertisements

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.