Vargje me seksizëm dhe albanofobi mund të gjenden në një pjesë të poezive nga përmbledhja me poezi të projektit “Poetët e ri”, botim i publikuar nga Agjencia për të rinj dhe sport, e cila u botua gjatë vikendit si shtojcë në gazetën ditore Nova Makedonija. Redaktor i botimit të publikuar me tirazh prej 5.000 kopje, është drejtori i Agjencisë, Darko Kaevski. Në rrjetet sociale vlon prej komenteve negative, ndërsa Agjencinë për të rinj dhe sport e dridh skandali.