Jordi Alba ka rinovuar kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2024, kohë në të cilën mbrojtësi do të jetë 35 vjeç dhe me të gjitha gjasat do e mbyllë karrierën me fanellën “Blaugrana”.
Në kontratën e tij të re, Alba do të ketë klauzolë largimi prej 500 milionë euro edhe pse është lojtar që numëron 29 vite mbi supe. Në prezantimin e marrëveshjes ishte vetë presidenti Josep Maria Bartomeu dhe zëvendës presidenti Jordi Mestre.
Spanjolli është produkt i akademisë “La Masia” edhe pse u shit një herë te Valencia, ai u ble për 14 milionë euro nga Barcelona në vitin 2012 dhe deri tani ka luajtur në 284 ndeshje për katalanasit, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 54 asist.