Alba: Rezultat fantastik, Messi është unik

Jordi Alba ka lavdëruar paraqitjen e ekipit dhe në veçanti atë të Lionel Messit në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit. Skuadra katalunase është më një këmbë në finale pas fitores së madhe në Camp Nou. Mbrojtësi Alba, i cili asistoi tek goli i parë nga Luis Suarez, e lavdëroj paraqitjen e ekipit dhe të Messit, të cilin e cilësoj unik.

“Qëndrimi i lojtarëve këtë sezon ka qenë i pabesueshëm.Ne e dinim rëndësinë e ndeshjes së sotme dhe të marrësh këtë rezultat është fantastike”, ka thënë fillimisht Alba pas ndeshjes. “Sidoqoftë ne nuk po festuam në dhomat e veshjes, pasi siç e dimë se ende ka punë për të bërë. Nuk mund të shkojmë në Anfield me mentalitetin e fituar tashmë, duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur për të fituar dhe për të arritur në finale. Messi është thjesht unik. Ne kurrë nuk do të gjejmë një lojtar tjetër si ai dhe Barcelona do ta humbasë kur të dalë në pension”, përfundoi spanjolli.