Mbrojtësi i Barcelonës, Zhordi Alba është kthyer në çështje te katalansit.Ai kërkon prej kohësh nga drejtuesit që t’i rinovojnë dhe përmirësojnë kontratën. Ai cilësohet si një lojtar i domosdoshëm për manovrën e Barcelonës. Për këtë arsye ai ka kërkuar që tanimë të trajtohet si “veteranët” e ekipit, Buskets e Pike.Këta të fundit paguhen më pak se Mesi e Suarez, por më shumë se Kutinjo, Dembele apo Umtiti.
Alba, i cili përfiton 8 milionë euro bruto në vit, kërkon një rritje të ndjeshme me pak fjalë, thuajse dyfishimin e kësaj shume.Palët do të ulën në tavolinën e bisedimeve shumë shpejt, pasi mbrojtësi ka bërë të ditur se në fund të sezonit, në rast të mungesës së rinovimit, do të kërkojë të largohet.