Bagdad, 19 shkurt – Kandidati për kryeministër të Irakut, Muhamed Taufik Alavi deklaroi sot se e ka formuar kabinetin nga kandidatët e pavarur politikë dhe i bëri thirrje Parlamentit që javën e ardhshme të mbajë seancë të jashtëzakonshme për votëbesim të qeverisë.
Ai në një fjalim televiziv tha se nëse qeveria e tij merr shumicën e votave në Parlament, hapi i tij i parë do të ishte që të bëhet hetim për vrasjen e protestuesve dhe fajtorët të sillen para drejtësisë.
Në të njëjtën kohë, ai premtoi se do të shpallë zgjedhje të parakohshme të cilat do të çlirohen nga ndikimi i parave, armëve dhe përfshirjes së huaj, ndërsa protestuesve iu bëri thirrje që t’i japin mundësi qeverisë së tij edhe krahas “krizës së mosbesimit në gjithçka që ka lidhje me politikën”, për çka i akuzoi paraardhësit e tij.(koha.mk)