Media Britanike ”Daily Star” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë një sulm të madh hakmarrje në Rusi para se Donald Trump të marrë postin e presidentit. Ky sulm nga SHBA vjen si hakmarrje ndaj Vladimir Putinit, i cili ndërhyri që Donald Trump të fitonte zgjedhjet në Amerikë. Kjo gjë gjithashtu është premtuar edhe nga Presidenti Obama. Ai ka thënë se do të marrë hak ndaj Putinit për këtë pabesi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Obama tha se hakmarrja do të ndodhë në “një kohë dhe vend të zgjedhjes sonë”. Ndër të tjera, kjo gazetë raporton se sulmi do të ndodhë brenda disa javësh, pasi Obama pritet ta lërë Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ndërkohë Rusia Insider raportoi: “Të fillosh çdo sulm, edhe një sulm kibernetik ndaj Rusisë është një akt i pakujdesshëm i destabilizimit dhe mund të interpretohet si një akt lufte”. Sulmi i SHBA-së mesa duket do ta çojë Putinin në kundërsulm, pavarësisht faktit që në krye të Amerikës do të jetë Donald Trump.