Shërbimi i Sigurisë i Rusisë, FSB, ka thënë sot se është vigjilent për një kthim të mundshëm të xhihadistëve nga Risia para Kupës së Botës dhe zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018.
Paralajmërimi i FSB-së vjen pasi javën e kaluar ushtria ruse e shpalli Sirinë vend të çliruar nga Shteti Islamik (ISIS) dhe pas një vizite gjatë ditës së hënë të presidentit rus, Vladimir Putin, në bazën ajrore të Rusisë në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Express.
Hiç më pak se 40.000 luftëtarë nga e gjithë bota, përfshirë nga Rusia, kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it që nga viti 2014 pas shpalljes së kalifatit në Siri dhe Irak.
Tani që kalifati i ISIS-it është rrëzuar, liderët dhe luftëtarët e saj po kërkojnë mënyra tjera për t’i vazhduar aktivitetet terroriste në territore të vendeve tjera, përfshirë në Rusi, ka thënë drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov.
Kupa e Botës në Rusi do të nisë në qershor dhe mbaron në korrik 2018.