“Mafia shqiptare po pastron paratë dhe po investon miliarda euro duke blerë prona në Serbi”.
Mendohet se për 10 vite ata kanë investuar 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në Serbi. Fillimisht investojnë në zona atraktive, pastaj ndërtojnë kompani dhe në fund blejnë pasuri të paluajtshme, shkruan media serbe.
“Ata nuk shfaqen asnjëherë. Kanë njerëzit e tyre këtu në Serbi që ua kryejnë punët”, vijon më tej gazeta serbe duke theksuar faktin se e gjithë kjo bëhet përmes bashkëpunimit me serbët lokalë. /G.express