Shkup, 21 nëntor – Vetëm 18 % e territorit të Maqedonisë është e mbuluar me rrjet të kanalizimit, tregojnë të dhënat e organizatës qytetarë “Gazetarë për të drejtat e njeriut”. Në mjediset urbane 87% e kanalizimit është e kyçur në rrjetin e qytetit, derisa në mjediset rurale 79% e tualeteve nuk kanë qasje tek rrjeti i kanalizimit të qytetit, përkatësisht janë me gropa septike, transmeton KOHA. Nga të dhënat e “Gazetarëve për të drejtat e njeriut”, shihet se vetëm 16% e romëve që jetojnë në Shkup kanë tualet në shtëpi, ndërsa të tjerët shfrytëzojnë tualete jashtë shtëpive të tyre. Në komunikatën me rastin e Ditës botërore të tualeteve (19 nëntori), gjithsesi në lidhje me gjendjen në nivel botëror nënvizohet se rreth 60% e popullit ose 4.55 miliard njerëz nuk kanë tualet në shtëpi. Siç potencohet në komunikatë, 869 milion njerëz në botë preferojnë jashtëqitjen në hapësira të hapura dhe nuk kanë kurrfarë objekti për kanalizim, ndërsa 1.8 miliard njerëz përdorin burime të papërshtatshme të ujit të pijshëm pa mbrojtje nga kontaminimi nga fekalet. Globalisht, 80 për qind e ujërave të ndotura të krijuara nga shoqëria i kthehen ekosistemit pa u trajtuar ose ripërdorur, vetëm 39 për qind e popullsisë së botës përdor kanalizime të sigurta. Në kombinim me ujin e sigurt, përmirësimi i kanalizimeve mund të parandalojë rreth 842,000 vdekje në vit, thanë të rinjtë e të drejtave të njeriut në një deklaratë.