Në qytetin Gamagori të Japonisë qytetarët paralajmërohen që mos të konsumojnë peshq balonë. Sipas lajmit të BBC-së, në një treg të këtij qyteti janë shitur 5 pako me peshq balonë, pa iu pastruar mëlçia e cila është helmuese. Pas identifikimit të rastit, janë gjetur vetëm 3 prej këtyre pakove. Ndërkaq zyrtarët nëpërmjet sistemit të njoftimit emergjent paralajmëruan që të mos konsumohet ky lloj peshku. Mëlçitë, vezoret dhe lëkura e këtyre peshqve përmbajnë një helm të quajtur tetrodotoksin. Për përgatitjen e këtij lloji të peshku si ushqim, personi duhet që të ketë licencë dhe trajnim të posaçëm. Tetrodotoksini, i cili është vdekjeprurës dhe ndikon në sistemin nervor, nuk ka kundërhelm.