Alarm për rënien e popullsisë së bletëve

Hapësira të mëdha të Rusisë qendrore dhe jugore po përjetojnë një ulje drastike të numrit të bletëve muajt e fundit. Pakësimi i popullatës së bletëve vihet re edhe në jug të Moskës dhe në lumin Vollga.

Sipas BBC News, kjo situatë deri në këto momente, ka çuar në uljen e konsumit të mjaltit deri në 20%. Faktorë kryesorë të kësaj krize jo vetëm për konsumatorët, por edhe për pjesën estetike janë pesticidet e përdorura në mënyrë jo efikase e në mungesë të informacioneve të duhura.

Rusia prodhon rreth 100,000 ton mjaltë në vit dhe reduktimi në numër i bletëve ka ndikuar ndjeshëm në aspektin financiar të vendit. Lulet e diellit dhe hikërrat janë vetëm dy nga kulturat kryesore të pllenuara nga bletët në Rusi. Edhe drurët frutorë mbështeten te bletët për pllenim, ndaj ky problem përkeqëson edhe më tej duke ndikuar edhe në prodhimtarinë vendase të frutave e perimeve.

Krahas kësaj, edhe ndryshimet klimatike dhe merimangat e përhapura që kanë uzurpuar kosheret e bletëve pengojnë mbijetesën e tyre, si dhe kultivimi i lëndëve narkotike me ndikim negativ në rritjen e zhvillimin e kësaj popullate.

Rusia po përballet me një situatë të ngjashme me atë të Francës në vitin 2016, ku prodhimtaria ra nga 20,000 ton në 9,000 ton mjaltë në vit.