E përditshmja italiane ‘’La Verita’’ e ka hapur faqen e parë të dielën me një hetim që përfshin trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, në dyshimin për pastrim parash dhe përfshirjen në baste.
Pagesat e shumta e bëra nga jashtë Italisë, veçanërisht nga një kompani malteze e akuzuar për bixhoz të paligjshëm dhe nën hetim për mashtrim, evazion fiskal dhe marrëdhënie me bandën mafioze Ndrangheta, kanë bërë që Allegri të përfundojë në skedat e Policisë falë hetimit të bankës italiane.
Banka e Italisë po heton disa “transaksione të dyshimta” të trajnerit të Juventusit, me menaxherët e bankës të cilët kanë zbuluar se trajneri ka shpenzuar mbi 350 mijë euro në dy kazino jashtë vendit.
Midis korrikut 2018 dhe gushtit 2019, trajneri i Juventusit bëri blerje me një kartë krediti për gati gjysmë milioni euro, ekspertët e instituteve përcaktuan shumat e kredituara si rezultat i mundshëm i fitimeve nga bastet.
Por nuk dihet nëse basti është futboll apo ndonjë sport tjetër.
Ekziston edhe ideja se Allegri mund të jetë thjeshtë viktimë e kompanisë, të cilës iu sekuestruan 440 milionë euro për shkak të mosdeklarimit të tyre, të fituara kryesisht nga baste të paligjshme.